Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Lipjan.

Siç njofton policia, një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën - bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt", bëhet e ditur në njoftim.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që i njëjti kishte një urdhëresë të gjykatës. /Telegrafi/