LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj Nikollës, Manjani: Protestoni, por mos dhunoni!

Sulmi ndaj Nikollës, Manjani: Protestoni, por mos dhunoni!

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi në rrjetin social Facebook pas sulmit me salcë ndaj Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Manjani shprehet kundër çdo lloj akti të dhunshëm ndaj funksionarëve publikë.

“Dakortësia ose jo për reformat nuk mund të justifikojë asnjë lloj dhune ndaj përfaqësuesit publik!” shprehet Manjani.


Ministri thekson më tej: “Nëse s’je dakord: Protesto, mos Dhuno!”

Një ditë më parë, një aktiviste e Lëvizjes për Universitetin i hodhi salcë në kokë ministres Nikolla ndërsa ishte e pranishme në Samitin e Studentëve të FRESSH. /Telegrafi/