Sulmet ndaj Ukrainës - koncertet, shfaqjet dhe filmat që u ndaluan në Rusi

Artistë si Green Day dhe AJR, Festivali i Filmit në Kanë dhe të pesë studiot kryesore të filmit amerikan kanë ndërmarrë veprime kundër Rusisë mes sulmeve në Ukrainë.
Një zëdhënës i Universal Pictures tha për Deadline se kompania ‘ka pezulluar shfaqjet e planifikuara në Rusi’.
Paramount Pictures tha të martën se “The Lost City” dhe “Sonic the Hedgehog 2” nuk do të publikohen në Rusi.

Festivali i Filmit në Kanë deklaroi të martën se ‘kushdo që është i lidhur me qeverinë ruse’ do të ndalohet nga festivali i majit, sipas Variety.
Një zëdhënës i The Killers theksoi për Billboard se grupi nuk do të performojë më në Festivalin Park Live në Moskë.

Një zëdhënës i WarnerMedia, i cili zotëron Warner Bros, tha të hënën se publikimi i “The Batman” do të ndalet në Rusi.

Louis Tomlinson postoi të dielën se shfaqjet e tij të ardhshme në Moskë dhe Kiev "anulohen deri në njoftimin e mëtejshëm".


























































