Policia në Las Vegas ka njoftuar për gjuajtje  dhe breshëri armësh nga persona në afërsi të hotelit ‘Mandalay Bay’.

Të paktën një person  i armatosur është raportuar se ka hapur zjarr në festivalin e muzikës ‘country’ që po mbahet në Las Vegas.


Videot në media sociale tregojnë se si qindra persona iknin nga vendi i ngjarjes. Zhurma e breshëri automatikësh mund të dëgjohet në këto video.

Shihet po ashtu prani e madhe e policisë, e cila është e armatosur rëndë.

Policia ka këshilluar njerëzit t’i shmangen zonës. Raportohet për të paktën dy persona të vdekur.

Një zëdhënës i spitalit ka thënë për mediat se shumë persona janë dërguar në spital me plagë nga armë zjarri. /Telegrafi/