Një pemë e lartë e cila ka qëndruar për disa qindra vjet në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown, është rrëzuar nga një stuhi e fortë.
Presidenti Julius Maada Bio tha se pema ra pas një shiu të mërkurën mbrëma. Ai e përshkroi atë si një “humbje të madhe për kombin”.
Ai tha se pema ishte një simbol i lirisë për kolonët e hershëm, përcjell Telegrafi.
Ajo shfaqet edhe në kartëmonedhat e Sierra Leone.
Por disa të krishterë përshëndetën rrëzimin e saj, duke thënë se ishte përdorur për magji.
Një stuhi e madhe shiu një javë më parë shkaktoi rënien e një prej degëve të pemës, por mendohej se do të mbijetonte.
Megjithatë, në një stuhi tjetër të mërkurën, e gjithë pema u rrëzua, duke lënë ende në këmbë vetëm një pjesë të trungut.
Si rezultat, horizonti i qytetit ka ndryshuar në mënyrë dramatike – me disa që do të thonë, përgjithmonë.
The Cotton Tree, a symbolic icon that is beloved to be found at the heart of Sierra Leone's, capital Freetown has fallen in tonight's heavy storm about an hour ago. The Cotton Tree is considered part of the city's iconic identity. #SierraLeone #CottonTree #SierraLeoneCottonTree pic.twitter.com/mXVoGTsWki
— Omega Britishfullah (@omegabritishbah) May 24, 2023
Pema e pambukut 70 metra e lartë thuhej se ishte më e vjetra e këtij lloji në vend – me një deklaratë të qeverisë që vlerësoi se ishte 400 vjeç.
Last night Sierra Leone lost one of its most iconic monuments—Freetown’s Cotton Tree.
The tree was a symbol of freedom and at the heart of the city’s foundation story. @VickieRemoeShow was at the cotton tree to #MakeSierraLeoneFamous in April 2020.https://t.co/yueAMR0qnp pic.twitter.com/X5pbtbGRTM
— Vickie Remoe (@VickieRemoe) May 25, 2023
Siç thuhet më tej, ndërsa qyteti u rrit me kalimin e viteve, ai u zgjerua rreth pemës së lashtë në zemër.
Presidenti Julius Maada Bio dhe zyrtarë të tjerë pritet të vizitojnë vendin për të përcaktuar se çfarë të bëjnë.
“Ne do të kemi diçka në të njëjtin vend që dëshmon për testamentin e madh të Pemës së Pambukut në historinë tonë”, shkroi ai në Twitter. /Telegrafi/