LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Kolegjit Universum fitues të garës Europiane të debatit në Bruksel

Studentët e Kolegjit Universum fitues të garës Europiane të debatit në Bruksel

Studentët e Kolegjit Universum triumfuan në garën Europiane të debatit “EU Semester Debate Competition” në Bruksel.

Albin Bushi dhe Lendrita Hasani nga Kolegji Universum fituan vendin e parë në finalen e garës së debatit Europian ndaj ekipit nga Greqia, në temën “The balance among countries reinforcing fundamentally neoliberal economic orthodoxies versus those choosing a more progressive approach towards social goals”.

Debatet ishin pjesë e projektit VETn’GO të European Association of Institutes for Vocational Training (EVBB) të cilat u mbajten në 3 raunde – në nivel kombëtar, ndërkombëtar dhe raundi final i cili u mbajtë në Bruksel.


Lendrita dhe Albini fituan ndaj të gjitha ekipeve tjera nga Europa para kualifikimit në finale, në debatet “Does the involvement of the trade union positively affect all countries?” dhe “Can social and financial performance coexist?”.

Pra përvec mësimit të rregullt studentët e Kolegjit Universum gjatë gjithë vitit marrin pjesë në aktivitete të ndryshme extra kurrikulare në mënyrë që të fitojnë përvojë profesionale përtej teorisë.

Kolegji Universum mbetet institucion lider i ndërkombëtarizimit. Këtë vit Universum ka shtuar dhe numrin e bashkëpunimeve me Universitetet Evropiane duke e ngritur në 672 numrin e BURSAVE Ndërkombëtare që do të ofrohen këtë vit për studentë për shkëmbim në 26 shtete të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori