Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit e Kosovës tanimë është bërë zyrtarisht pjesë e familjes së Aleancës Botërore për Teknologji dhe Shërbime të Informimit (WiTSA), dhe në mes tjerash është ftuar që të jetë pjesë e takimit të radhës së kësaj Aleance që do të mbahet në Guadalajara të Meksikës me 4 – 6 nëntor.
Lajmi për pranimin e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në kuadër të WiTSA, është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të tregut të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Edhe pse në pjesë tjera të zhvillimit ndërkombëtar të Kosovës ka ngecje të shumanshme, teknologjia e informacionit dhe komunikimit po bënë të veten dhe po thyen çdo barrierë, duke iu mundësuar në këtë formë promovimin e mëtutjeshëm kompanive të tregut të TI-së në Kosovë drejt tregjeve ndërkombëtare, gjë që automatikisht nënkupton zhvillimin e përgjithshëm të vet industrisë së TIK-ut në Kosovë.
Kohë më parë STIKK është bërë edhe partner industrial i “E-Academy” që është organizator i ngjarjes WEBIT, që është një prej ngjarjeve më të mëdha në Evropë për industrinë e IT-së dhe e vetmja në Evropën Qendrore dhe Lindore për prezantime të kësaj natyre.
Ky partneritet dhe pranimi i radhës i STIKK në një prej organizatave më të rëndësishme në lidhje me industrinë e TIK-së, është një indikator i qartë se barrierat politike po thyhen dhe se trajtimi për këtë pjesë të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës duhet të jetë edhe më i theksuar.
Pjesëmarrja e STIKK në takimin e radhës së WITSA, tanimë si anëtare me të drejtë vote, do të jetë me rëndësi të veçantë për shkak se në atë takim do të diskutohet në lidhje me politikat publike dhe në lidhje me mundësitë e tregtisë në nivel botëror, përkatësisht tregtisë B2B (Business to Business).
Kjo nënkupton se do të ketë promovim të drejtpërdrejt të tregut të Kosovës para investitorëve, gjegjësisht para biznes partnerëve potencial, dhe do të ketë diskutime konkrete para më shumë se 70 anëtarëve të WITSA (shoqata biznesi me mijëra kompani anëtare), që vijnë nga pjesët e ndryshme të botës. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth – Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës