Spitali Hygeia Tiranë, një spital modern i standardeve ndërkombëtare, pjesë e rrjetit të spitaleve të Grupit Hygeia Greqi, pas 7 viteve eksperiencë të suksesshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore në Shqipëri, vendos të hapë për herë të parë Zyrën e përfaqësisë në Prishtinë.
Gjithçka erdhi si përgjigje e kërkesës gjithmonë në rritje të pacientëve nga Kosova për të marrë shërbime mjekësore në Spitalin Hygeia Tiranë. Përkatësisht, nga rreth 50,000 pacientë në vit që ka ky spital, rreth 3,000 prej tyre kanë qenë pacientë nga Kosova, të cilët kanë marrë shërbime mjekësore në fushën e kardiologjisë, ortopedisë, kirurgjisë së përgjithshme, trajtim për infertilitetin, trajtim të rasteve onkologjike e shumë shërbime të tjera.
Tashmë, Spitali Hygeia Tiranë, vjen më afër qytetarëve të Kosovës me Zyrën e saj të Përfaqësisë të ngritur në Prishtinë. Kjo Zyrë ju ofron një mundësi më shumë të gjithë të interesuarve për të marrë informacione më të detajuara mbi shërbimet dhe mjekët e këtij Spitali, por edhe duke mundësuar lehtësi në komunikimin me spitalin, kontaktin me mjekët dhe rezervimin e shërbimeve mjekësore të nevojshme.
Dy fjalë më shumë rreth Spitalit Hygeia Tiranë?
SPITALI HYGEIA TIRANЁ, është pjesë e rrjetit të spitaleve të Grupit Hygeia Greqi , me 3 (tre) spitale në Athinë dhe 1 (një) në Shqipëri, të cilët prej 40 vitesh janё lider nё tregun e sektorit shëndetësor duke i shërbyer shëndetit të pacientëve me besueshmëri dhe respekt. Spitali Hygeia Tiranë përbën një nga investimet më të mëdha të bëra ndonjëherë në sektorin shëndetësor privat në Shqipëri, me rreth 60 milion euro, i konceptuar që në fillimet e tij si strukturë spitalore e mirëfilltë ofron të gjitha komoditetet dhe teknologjinë si çdo strukturë spitalore moderne kudo në botë. Spitali funksionon 24 orë në ditë në 365 ditë të vitit si Spital i Përgjithshëm, Maternitet dhe Pediatri duke qenë kështu i vetmi spital gjithёpёrfshirёs qё operon nё Shqipëri dhe Rajon duke ofruar të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore, nga ato më baziket deri tek ato më të komplikuarat, për çdo grupmoshë (fëmijë dhe të rritur).
Mjediset moderne dhe komode të Spitalit Hygeia Tiranë janë të vendosura në një godinë shumëkatëshe, me një sipërfaqe totale prej 25,000 m2, i pajisur edhe me një parkim privat me 145 vende, parkim i cili ofrohet falas për të gjithë pacientët dhe vizitorët e Spitalit. Ҫdo segment i këtij Spitali, duke filluar që nga Sallat e Operacionit, Reanimacioni, dhomat e pacientëve dhe gjithçka tjetër ndihmëse është projektuar për të qenë sa më funksionale dhe në shërbim të sigurisë dhe mbi të gjitha të shëndetit të pacientit.
Spitali Hygeia ka një kapacitet prej:
– 220 shtretër (102 aktivë) me dhoma private dhe dyshe
– 9 salla Operacioni ku kryhen të gjitha llojet e kirurgjive (Kardiologjike, të përgjithshme (tiroide, zorrë e trashë, stomak, tiroide, tëmth, etj), Gjinekologjike, Urologjike, Ortopedike, Plastike, ORL, etj.
– 6 Salla Lindje,
– 12 Shtretër Reanimacioni
– 7 shtretër në Reanimacionin e të porsalindurve
– 5 shtretër për Kirurgjinë Ditore
– 32 Njësi për Hemodializën..etj.
Një rol kyç në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë dhe të standardeve ndërkombëtare, duke u fokusuar kryesisht në nevojat mjekësore individuale të çdo pacienti, luan ekipi i mjekëve të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë, shqiptarë dhe të huaj, të specializuar dhe trajnuar në Universitetet më në zë të Evropës (Angli, Gjermani, Belgjikë) dhe Amerikës, të cilët bashkëpunojnë ngushtësisht edhe me mjekët më të mirë të Spitaleve të grupit Hygeia Athinë. Departamentet kryesorë të Spitalit drejtohen nga mjekë me shumë eksperiencë dhe të mirënjohur në fushën e tyre qofshin këta të huaj apo shqiptarë. Krahas eksperiencës dhe kualifikimeve që mjekët kanë fituar ndër vite, administrata e Spitalit i kushton një vëmendje të madhe edukimit në vazhdimësi dhe trajnimeve të herëpashershme të stafit mjekësor me qëllim për t’ju përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave gjithmonë në rritje të pacientëve tanë.
Duke patur si synim kryesor ofrimin e një shërbimi sa më të sigurt dhe cilësor për pacientin, rëndësia që administrata dhe stafi i Spitalit i kushton aplikimit me përpikmëri të standarteve dhe protokolleve ndërkombëtare si dhe përpjekjet e vazhdueshme për të rritur dhe përmirësuar në vazhdimësi shërbimin ndaj pacientëve, janë ndër hallkat kryesore që dallojnë Spitalin Hygeia Tiranë nga Institucionet e tjera shëndetësore private në vend, duke bërë diferencën për pacientin.
Spitali Hygeia është çertifikuar edhe nga një sërë Organizatash dhe Institucionesh Ndërkombëtare dhe Kombëtare. Ёshtë i vetmi Spital në vend i çertifikuar “Për cilësi të lartë shërbimi” nga Organizata Ndërkombëtare “TEMOS”.
Për informacione mbi shërbimet mjekësore që ofrohen apo për tu lidhur me mjekët e Spitalit Hygeia Tiranë mund të vizitoni Zyrën e Spitalit Hygeia në Prishtinë, në adresën :
Sheshi “Zahir Bajaziti” , Rruga “Edit Durhan”, Nr.14/A, ose mund të kontaktoni si më poshtë:
Spitali Hygeia/Zyra e Kosovës: + 386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al
Video prezantim mbi Spitalin Hygeia Tiranë (VIDEO)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime