Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar befasitë dhe ndeshjet spektakolare.

Padyshim se përballje më e zjarrtë natën e mbrëmshme është zhvilluar në Ball Arena të Denverit, ku Denver Nuggets u përball me Minnesota Timberwolves.


U desh të luhen dy herë vazhdime për t'u përcaktuar fituesi dhe ata ishin mysafirët e Minnesotas që triumfuan me një pikë diferencë 139:140.

Për vendasit më efikasi ishte qendra Nikola Jokic që shënoi 61 pikë, pati 10 kërcime e 10 asistime.

Ndërkohë për mysafirët më efikasi ishte fundori Anthony Edwards me 34 pikë, 10 kërcime e tetë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Julius Randle me 26 pikë e nëntë kërcime. /Telegrafi/ 

Rezultatet:

Atlanta - Portland 113:127

Milwaukee - Phoenix 133:123

New York - Philadelphia 105:91

Chicago - Toronto 137:118

Memphis - Golden State 125:134

San Antonio - Orlando 105:116

Denver - Minnesota 139:140

telegrafi sport app