LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Kryeministri ka të drejtë, të gjithë pajtohemi me vendimin e tij

Spasovski: Kryeministri ka të drejtë, të gjithë pajtohemi me vendimin e tij

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, sot deklaroi se kryeministri Zoran Zaev ka të drejtë t’i lirojë nga detyra të gjithë nënkryetarët e LSDM-së, si dhe sekretarin e përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë. Sipas Spasovskit, i cili është edhe vetë në mesin e të përjashtuarve, tha se askush nuk e kundërshtoi vendimin, por nuk u përgjigj nëse do të konkurronte përsëri për rizgjedhjen e të njëjtit pozicion.

“Ky është vendimi i kryetarit të partisë i cili i propozoi zyrtarët, por kjo nuk ka rëndësi fare. Është e rëndësishme që të gjithë u pajtuam që ne duhet të ndryshojmë, t’i përmirësojmë, forcojmë strukturën e partisë. Ju e dini që këtë rrallë bën ndonjë parti që është në pushtet dhe që fitoi zgjedhjet. Menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale, filluam të analizojmë dhe të përgatitemi për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Spasovski pas ngjarjes së mbrëmshme të quajtur “Pastrimit” i Bihaçkës.

Shilegov: Nuk u shkarkaum por u dorëhoqëm
Lexo po ashtu Shilegov: Nuk u shkarkaum por u dorëhoqëm

Ai shtoi se vetë Zaev, si kryeministër, do të marrë vendim individual për atë se cilat ministra do të shkarkohen dhe se pritet që shefi i Qeverisë të dalë me propozim konkret./Telegrafi/


Zaev thotë se në qeveri do të ndryshohen më shumë se tre ministra për shkak të rezultateve të dobëta dhe arrogancës nga zyrtarët (Video)
Lexo po ashtu Zaev thotë se në qeveri do të ndryshohen më shumë se tre ministra për shkak të rezultateve të dobëta dhe arrogancës nga zyrtarët (Video)