Site icon Telegrafi

Spanjollët tregojnë mesazhin që donte ta jepte Dani Alves me kombinimin e tij të veshjeve sa ishte në gjyq

Gjyqi i futbollistit brazilian Dani Alves zgjati tre ditë, nga e hëna në të mërkurë dhe mediat spanjolle analizuan daljen e tij në sallën e gjyqit pas daljes së fotove të para.

Ish-futbollisti vendosi të dëshmojë në ditën e fundit të gjyqit, gjithçka pasi dëgjoi fillimisht deklaratat e të gjithë dëshmitarëve të përmendur.

Interesant është fakti se në publik kanë dalë vetëm fotot e tij nga dita e parë e gjyqit, kur ai shfaqej i veshur me këmishë të bardhë dhe xhinse. Mediat spanjolle u interesuan për atë që kishte veshur dhe për faktin se ai dukej dukshëm keq, i pakrahasueshëm me Dani Alves kur luante në fusha futbolli në mbarë botën.

Mediumi i njohur AS shpjegoi veshjen e tij, duke treguar se pse Alves kishte veshur një këmishë të bardhë. Sipas tyre ai donte të përcillte imazhin e pastërtisë dhe transparencës.

“Ngjyra e bardhë ka një efekt të fortë në komunikimin joverbal dhe projekton pastërtinë dhe pafajësinë. Kjo është arsyeja pse përdoret tradicionalisht në fustanet e nusërisë, gjatë pagëzimit dhe ceremonive të tjera”, shpjegoi Francisco Torreblanca, një profesor dhe konsulent strategjik i shquar spanjoll.

Kujtojmë se Alves nuk u pa në publik për 13 muaj, të cilët i kaloi në burgun e Barcelonës. Ai përballet me 12 vjet burg për sulmin e dyshuar seksual.

Sipas akuzave, Alves ka sulmuar seksualisht një vajzë në klubin e natës Sutton në Barcelonë natën e 30-31 dhjetor 2022.

Lexo po ashtu Dani Alves qau në gjykatë pasi zbuloi detajet e marrëdhënies së tij intime me vajzën që e akuzon për përdhunim

Që nga 20 janari 2023, futbollisti ndodhet në paraburgim dhe lirimi me kusht i është refuzuar disa herë për shkak të rrezikut të lartë të arratisjes dhe për shkak se Brazili nuk ka një marrëveshje ekstradimi.

Dani Alves tani është në pritje të vendimit të gjykatës, i cili do të marrë të paktën tre javë. Gjatë kësaj kohe ai do të vendoset sërish në burgun “Brians 2”, ku ndodhet që prej 20 janarit të vitit të kaluar, ndonëse avokatja e tij Ines Guardiola kërkoi sërish lirimin e tij të përkohshëm./Telegrafi/

Exit mobile version