Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprerje masive të energjisë elektrike

Spanja dhe Portugalia janë goditur nga një ndërprerje e gjerë e energjisë të hënën, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike, sipas raporteve.
Në Portugali, burime zyrtare thanë për mediat vendase se ndërprerja ishte në mbarë vendin, ndërsa raporte të ngjashme po vijnë nga Spanja, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Aeroporti ndërkombëtar Barajas i Madridit ka mbetur pa energji, ndërkohë që janë prekur edhe telekomunikacioni.
Qytetarët e Andorrës dhe pjesëve të Francës në kufi me Spanjën po raportonin gjithashtu se ishin goditur nga ndërprerja e energjisë elektrike.
Shkaku është ende i paqartë ndërkohë që mediat vendase po raportojnë probleme me rrjetin elektrik evropian, i cili megjithatë preku rrjetet kombëtare në Gadishullin Iberik.
Një zjarr në jug-perëndim të Francës, në malin Alaric, i cili dëmtoi një linjë të tensionit të lartë midis Perpignan dhe Narbonne lindore, është identifikuar gjithashtu si një shkak i mundshëm.
Ndërkohë, operatori i rrjetit elektrik të Spanjës Red Electrica ka konfirmuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.
Ai po punon për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe thotë se po punon për të analizuar shkaqet e ndërprerjeve.
“Të gjitha kapacitetet po i kushtohen zgjidhjes së tij”, thuhet në një postim në X. /Telegrafi/




































