Site icon Telegrafi

Sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në të gjithë Vushtrrinë

Fotografi ilustruese

Sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në të gjithë Vushtrrinë, përfshirë edhe fshatrat.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, kjo do të ndodh për shkak të punimeve të cilat do të zhvillohen në gypin kryesor furnizues.

Bëhet e ditur se furnizimi me ujë të pijes pritet të rikthehet në orët e pasditës. /Telegrafi/

Exit mobile version