LAJMI I FUNDIT:

Sony do ta shesë biznesin e saj të kompjuterëve personal

Sony do ta shesë biznesin e saj të kompjuterëve personal

Siç edhe dihet, kompania Sony ka pasur shumë më shumë sukses me konsola të lojrave dhe argëtimin shtëpiak sesa me biznesin e saj të kompjuterëve personal, prandaj lajmi për mundësinë e shitjes së kësaj njësie të biznesit të saj nuk është edhe aq tronditës.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Nikkei, thuhet se kompania është duke kërkuar të shesë biznesin e saj të kompjuterëve personal tek një fond investues për një vlerë e cila arrin në 492 milionë dollarë.

Një artikull i datës 1 shkurt 2014 deklaroi se Sony është duke diskutuar me Lenovo Group për krijimin e mundshëm të një sipërmarrje të përbashkët për biznesin e saj të kompjuterëve personal.

Siç kemi thënë edhe më parë, Sony vazhdon t’i shqyrtojë mundësitë e ndryshme për biznesin e saj të kompjuterëve personal, por raporti medial për krijimin e një aleancë të mundshme të biznesit mes kompanive Sony dhe Lenovo është i pasaktë, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.


Bazuar në raportin e Nikkei, një ndarje e mundshme nga njësia e kompjuterëve personal do t’i mundësonte kompanisë Sony per ta zhvendosur fokusin e saj tek telefonat e mençur mobil, edhe pse dihet se kompania garon me rivalët e mëdhenj sikurse HTC, LG, Motorola apo edhe Samsung, prodhuesin kryesor të telefonave mobil që bazohen në Android. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Kalo në kategori