Site icon Telegrafi

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Suharekën: Bali Muharremaj (AAK) – 65.8%, Ardian Shala (LDK) – 21.4%, Salih Zyba (LVV) – 8.0% dhe Murtez Zekolli (PDK) – 4.8%

RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Suharekën, i cili është realizuar nga UBO Consulting.

Nga rezultatet e publikuar sonte, e sipas të cilit Bali Muharremaj i AAK-së ka dalë i pari me 65.8% në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Më sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 9 tetor – 12 tetor 2021.

Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:

Bali Muharremaj – AAK: 65.8%

Ardian Shala – LDK:21.4%

Salih Zyba – LVV: 8.0%

Murtez Zekolli – PDK:4.8%

RTV Dukagjini ka porositur sondazhe nga 12 komuna për zgjedhjet lokale të 17 tetorit./Telegrafi/

Exit mobile version