Në kohën kur tërmeti i fuqishëm prej 6.2 ballë Rihter goditi sot Kroacinë, në spitalin e Siskut një grua në ato momente kritike ishte futur në sallë për ta sjellë në jetë fëmijën e saj.
“Nëna dhe foshnja janë mirë, gjithçka ka shkuar siç është më së miri”, ka deklaruar drejtori i spitalit të Siskut, Tomisllav Dujmenoviq, transmeton Telegrafi.
Më herët mediat kroate kishin raportuar se një foshnje në inkubator është lënduar, por Dujmenoviq ka thënë para gazetarëve se nuk ka informacione lidhur me këtë.
Dujmenoviq më herët ka thënë për HRT se dëmet në spital janë shumë të mëdha.
“Është shembur reparti i intenzivës, kirurgjia dhe gjinekologjia. Mund të thuhet se ka mbetur vetëm objekti i ri. Të gjithë pacientët po i dërgojnë në objektin e ri. Pjesa që ka shpëtuar më nuk është për përdorim”, ka shtuar ai. /Telegrafi/