Site icon Telegrafi

Sofiane Boufal dhe nëna e tij tërhoqën vëmendjen pas triumfit të Marokut – ata festuan fitoren duke kërcyer në fushë

Walid Regragui dhe kombëtarja marokene ka bërë historinë pas fitores 1-0 ndaj Portugalisë, duke u bërë kombëtarja e parë afrikane në histori që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Golin e shënoi sulmuesi i Sevillas, Youssef En-Nesyri pas një kërcimi të lartë, duke goditur me kokë.

Maroku është i pamposhtur në pesë ndeshje në Kupën e Botës dhe e vetmja skuadër që nuk e ka mundur është Kroacia në fazën e grupeve. Pas vendit të parë në grup, ata përjashtuan spanjollët, ndërsa kanadezët arritën tu shënonin golin e vetëm që e kanë pranuar.

Në gjysmëfinale marokenët do të luajnë kundër Anglisë ose Francës dhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit filloi festa, në të cilën Sofiane Boufal dhe nëna e tij tërhoqën vëmendjen.

Ish-anësori i Lille dhe Southampton dhe aktualisht lojtar i Angers, kërceu në fushë me nënën e tij të zbritur nga tribuna.

Zonja Boufal shumë shpejt filloi të marrë urime dhe përqafime nga lojtarët e tjerë.

Maroku shihet si ekip i bashkuar dhe i fortë, ndërsa festa me familjarët e tyre pas ndeshjeve mbetet e veçantë. /Telegrafi/

Exit mobile version