LAJMI I FUNDIT:

Skype do të fillojë me reklamime

Skype do të fillojë me reklamime

Shërbimi i popullarizuar për telefoni në internet, Skype, ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të përfshijë reklamimin brenda aplikacionit të vet për sistemin operativ Windows.

Fillimisht reklamat do t’u shfaqen vetëm përdoruesve në Britani të Madhe, Gjermani dhe SHBA.

Me përfshirjen e reklamave, Skype tenton të rrisë përfitimet e veta në raport me ofertat e investuesve që priten gjatë këtij viti, përmes të cilëve planifikon të grumbullojë rreth 100 milionë dollarë.

Nga kompanitë e para që do të reklamohen në Skype janë Groupon, Nokia, Universal Pictures dhe Visa. /Telegrafi/