Alexander Isak ka zhvilluar një sezon të madh në La Liga me Real Sociedadin.
Sulmuesi i talentuar suedez ka vazhduar formën e mirë edhe në Kampionatin Evropian me Kombëtaren e tij.
Falë formës shumë të mirë të treguar me klubin dhe Kombëtaren, Isak është bërë objektiv i skuadrave më të mëdha angleze.
Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Manchester United janë katër skuadrat e mëdha angleze që po ndjekin lojtarin.
21-vjeçari shënoi 17 gola dhe bëri dy asistime në edicionin e kaluar në La Liga, duke qenë më i miri te Sociedad.
Gjithsesi klubi spanjoll është gati ta lejoj largimin e tij në verë dhe tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit.
Drejtuesit e Sociedadit i kanë bërë me dije klubeve të interesuara se duhen paguar 40 milionë euro që lojtari të lihet i lirë.
Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Roma, por Giallorosët janë tërhequr për shkak të çmimit të lartë. /Telegrafi/