Skënderbeu-Dinamo Zagreb, po vijnë tifozë të rrezikshëm

“Ne kemi informacion që ky grupim tifozësh, i cili organizohet jo vetëm nga kroatë, por edhe nga binjakëzime të tyre me tifozeri greke dhe boshnjake, po organizohen dhe mendohet të jenë të pranishëm në Elbasan Arena. Ata bëjnë çdo gjë që të prishin mbarëvajtjen e ndeshjes, por jo vetëm”, është shprehur Mario Nikolli, menaxher i skuadrës së Skënderbeut.
Pasi ka kërkuar qetësi nga tifozët shqiptarë, Nikolli ka kërkuar ndihmë edhe nga policia, që të marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e kësaj sfide kaq të rëndësishme për Skënderbeun, raporton Top Channel.
Nikolli ka theksuar gjithashtu se, me skuadrën e Dinamos së Zagrebit do të vijnë dhe një numër i konsiderueshëm oficerësh kroatë, të cilët do të ndihmojnë palën shqiptare në neutralizimin e situatave të dhunshme që mund të krijojnë tifozët e “Bad Blue Boys”.
Ndërkohë, mësohet se deri pasditen e së hënës janë shitur rreth 9.000 bileta për sfidën mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit.





















































