Simite pikante të cilat gatuhen shumë shpejt, ndërkaq shija me siguri u pëlqen të gjithë atyre që i kanë provuar Nevojiten:- 250 g margarinë,- 200 g djathë të grirë,- 100 g ajkë të thartë,- 1 lugë e vogël kripë, sipas shijes,- 350 g miell të butë,- spec i kuq djegës, bën edhe hudhër pluhur,- fara liri apo susami,- mund të shtoni edhe erëza të tjera, sipas dëshirës suaj.Përgatitja:

Margarinën, djathin dhe ajkën përzieni bashkë, pastaj shtoni kripën. Përzieni derisa të bashkohen dhe shtoni miellin dhe ngjishni brumin.


Brumin shtrijeni në 5 mm trashësi dhe bëni format sipas dëshirës.

Furrën nxeheni në 200 gradë dhe piqni përafërsisht 15 minuta, derisa të marrin ngjyrë ari.

Lërini të ftohen dhe pastaj shërbeni!

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.