Simite italiane me shije të mrekullueshme: Përgatiten shpejt dhe lehtë

Nuk pritet që brumi të bymehet Përbërësit:- 110 g jogurt grek,- 1 lugë e vogël kripë,- 100 ml ujë,- 240 g miell,- 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira,- 50 g gjalpë.Përgatitja:
Përzieni jogurtin, kripën dhe ujin, pastaj shtoni miellin dhe pluhurin e ëmbëlsirave.
Ngjishni brumin. Brumin ndajeni në 6 pjesë dhe formoni me duar në topa të vegjël.
Piqni në një tigan në të cilin keni shtuar pak vaj.
Kur të jenë gati lyeni me gjalpin e shkrirë.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































