LAJMI I FUNDIT:

Si të konvertohet një MP4 në MP3?

Si të konvertohet një MP4 në MP3?

MP4 janë të shkëlqyera në qoftë se jeni në kohë dhe vend për të vlerësuar një video të mirë, por ato nuk janë shumë favorizuese për transportueshmëri dhe ruajtje, veçanërisht nëse doni thjesht të dëgjoni audio.

Një nga mënyrat më të mira është që t’i kthejmë ato në formatin MP3 shumë më të ruajtshëm, shkruan Digital Trends. Por për këtë, ju duhet të dini se si të konvertohet një MP4 në një MP3.

Për fat të mirë, ka një mori të konvertuesve pa pagesë që mund të shkarkoni për desktopin tuaj ose të përdorni direkt në shfletuesin tuaj, për të marrë vetëm zërin nga videot tuaja të preferuara.


Nëse keni vështirësi për këtë, CloudConvert ofron zgjidhjen që ju duhet. CloudConvert është një shërbim intuitiv, i bazuar në cloud, që ofron një opsion të vetëm që kërkon një lidhje interneti dhe dokumentin MP4. Është krejtësisht falas, nuk kërkon softuer shtesë për të punuar dhe mbështet konvertimin e shpejtë të më shumë se 100 formateve – më së shumti MP4 në MP3, në këtë rast.

Si të konvertojmë një dokument në CloudConvert?

Klikoni pullën “Select files” në mes të faqes dhe zgjidhni dokumentet video që dëshironi të konvertohen në MP3. Do të shfaqet një dritare pop-up ku ju mund të gjeni ose kërkoni për dokumentet e dëshiruara në kompjuterin tuaj.

Ju gjithashtu mund të zgjidhni një dokument nga një URL, nga Dropbox, Google Drive, OneDrive ose llogarinë tuaj Box. Megjithatë, për të transferuar dokumentet nga ndonjë shërbim cloud, së pari duhet të hapni një llogari pa pagesë në CloudConvert.

Pasi të keni zgjedhur dokumentin që dëshironi të konvertoni, do të ju paraqiten opsionet e ndryshme të formateve në të cilin është i mundur konvertimi. Në këtë rast, ne duam të zgjedhim .mp3

Më pas, CloudConvert do të ju pyes nëse dëshironi të ruani dokumentin e ri në Dropbox, Google Drive ose OneDrive.
Hapi i rradhës është fillimi i konvertimit. Një shirit i verdhë do të ju njoftoj për statusin e konvertimit.

Kur dokumenti të jetë konvertuar, ju mund të shtypni pullën “Start download”, dhe në rast se keni zgjedhur Dropbox, dokumenti automatikisht do të ruhet në llogarinë tuaj të këtij shërbimi, ku më pas mund ta shkarkoni.