Të gjithë janë mahnitur për këtë recetë!
Është e mundshme të bëhet kapuçono e shkëlqyeshme në shtëpi, madje edhe nëse nuk keni aparat për pjekjen e kafes së këtillë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 1 – 2 lugë të vogla instant kafe;
– qumësht sipas shijes; pak sheqer sipas shijes;
– 1 filxhan ujë
Do t’ju nevojitet një enë qelqi apo plastike me kapak.
Përgatitja:
Një filxhan ujë vlojeni dhe në të qitni 1 – 2 lugë të vogla instant kafe (varësisht nga ajo sa dëshironi të jetë e fortë).
Shtoni sheqer sipas dëshirës.
Në një xhezve të vogël qitni sasinë e dëshiruar të qumështit dhe lëreni të vlojë. Hiqeni nga shporeti kur të shfaqen flluska në qumësht dhe të fillojë të krijojë mazë.
Qiteni qumështin në enën të cilën e keni përgatitur. Ena duhet të jetë e madhësisë së tillë që qumështi ta mbushë deri në gjysmë.
Mbylleni enën dhe tundeni fort qumështin 20 sekonda, derisa të bëhet shkumë e mirë.
Qumështin qiteni në filxhan me kafe me ndihmën e lugës, dhe në fund zhvendoseni në shkumën e mbetur e cila me siguri ka mbetur ende në enë.
Sipas dëshirës qitni kanellë dhe kënaquni! /Telegrafi/