Gjenerali rus i profilit të lartë ishte përgjegjës për një plan që dobësoi mbrojtjen në kufirin e Kurskut me Ukrainën në fillim të këtij viti, sipas një raporti të ri, teksa Moska përpiqet të frenojë avancimin e Kievit më shumë se dy javë pas një inkursioni të befasishëm.
Gjeneral-kolonel Alexander Lapin, komandant i shquar rus i cili u kritikua për trajtimin e përpjekjeve të luftës së Kremlinit në vitin 2022, hoqi qafe një këshill të përbërë nga autoritete të ndryshme ruse të ngarkuara me sigurimin e kufirit rus me rajonin Sumy të Ukrainës, raportoi The Wall Street Journal të mërkurën.
Ukraina është më shumë se dy javë në shtytjen e saj tronditëse në Kursk, mijëra trupa të përfshira në përparimin më domethënës në territorin rus të njohur ndërkombëtarisht, transmeton Telegrafi.
Forcat e Kievit përparuan shpejt përtej kufirit dhe shefi i ushtrisë ukrainase, gjeneral Oleksandr Syrskyi, tregoi të martën se Kievi ka nën kontroll pak më pak se 489 milje katrorë territor dhe 93 vendbanime në Kursk.
“Operacioni po rrjedhë saktësisht siç prisnim”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të shtunën.
“Tani ne po përforcojmë pozicionet tona. Baza e pranisë sonë po bëhet më e fortë”, shtoi Zelensky.
Zyrtarët e lartë të Rusisë kanë thënë vazhdimisht se trupat e saj, nën një “operacion kundër terrorizmit” të udhëhequr nga shërbimi federal i sigurisë, FSB, kanë ndalur arritjet e Ukrainës.
Kjo narrativw është në kundërshtim nga një numër blogerësh ushtarakë rusë me ndikim, burime ukrainase dhe analistë perëndimorë, përgjigja kaotike dhe deri më tani e pasuksesshme në ndalimin e përparimit të Kievit.
Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë, tha të martën se më shumë se 122,000 qytetarë përgjatë kufirit janë evakuuar.
Ritmi i arritjeve të Ukrainës, dhe ajo që duket të jetë një nivel i pakët i mbrojtjes ruse në rajon, janë një siklet për Moskën, edhe pse Ukraina sinjalizon se nuk ka ndërmend të mbajë një prani të përhershme në Kursk.
Lapin u hoq nga posti i tij si kreu i distriktit qendror ushtarak të Rusisë në tetor 2022, pasi kritikoi komandën ushtarake të Rusisë, që Ukraina rifitoi shpejt territorin në kundërofensivën e saj rrufe në atë kohë.
Komandanti rus u fajësua nga zëra të shquar në Rusi, si lideri çeçen Ramzan Kadyrov dhe ish-kreu tashmë i ndjerë i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, për rimarrjen nga Ukraina të Lyman, një qendër strategjike tranziti në Ukrainën lindore.
Raportet e medias shtetërore ruse nga fillimi i vitit 2023 sugjeruan se Lapin ishte emëruar shef i shtabit të forcave tokësore të Moskës. Në pranverën e vitit 2024, ai u bë kreu i qarkut ushtarak të Leningradit, përgjatë kufirit perëndimor të Rusisë me NATO-n në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm” – liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet