Turbulenca në futbollin turk vazhdon pas barazimit 0-0 në derbin mes Galatasarayt dhe Fenerbahces, sidomos pas një deklarate të Jose Mourinhos.
Galatasaray mban epërsinë e gjashtë pikëve, por vëmendja është tani te “çështja Mourinho”. Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho, lëvdoi arbitrin slloven Slavko Vincic, duke shkaktuar reagime të nxehta, ndërsa akuzoi stolin e vendsave, me fjalinë: “Pas çdo vendimi kërcenin si majmun”.
Galatasaray reagoi me një deklaratë zyrtare, duke e quajtur Mouringon racist, duke thënë se do ta reagojnë deri në UEFA.
Didier Drogba, ish-lojtari i Galatasarayt, qetësoi situatën, duke mohuar që Jose Mourinho është racist.
“Ju e dini sa krenare kam qenë që kam veshur fanellën verdhekuqe dhe sa shumë e dua klubin më trofetar në Turqi! Të gjithë e dimë se sa pasionante dhe të ashpra mund të jenë rivalitetet dhe unë pata fatin ta përjetoj atë. Pashë komentet e fundit për Jose Mourinhon. Më besoni kur ju them se e njoh Jose për xx vjet dhe ai nuk është racist, dhe historia (e kaluara dhe e fundit) është aty për ta vërtetuar. Le të fokusohemi në ndeshjet tona, të mbështesim luanët tanë të mëdhenj dhe të fitojmë ligën për t’iu afruar yllit tonë të 5-të. Si mundet që ‘babai’ im të jetë racist? Ejani njerëz”, ka shkruar Drogba.
Dear @GalatasaraySK
You know how proud I was to wear the yellow and red jersey and my love for the most decorated club in Turkey!!
We all know how passionate and heated rivalries can be, and I’ve been lucky enough to experience it.
Ive seen the recent comments about Jose…
— Didier Drogba (@didierdrogba) February 26, 2025
Edhe ish-lojtari tjetër i Mourinhos, Michael Essien, gjithashtu i dha mbështetjen e tij trajnerit, duke postuar një foto të tij.
Jose Mourinho që nga ardhja e tij në Turqi është ankuar për sistemin dhe gjyqtarët, duke thënë se janë në krah të Galatasarayt. /Telegrafi/
♥️♥️♥️ pic.twitter.com/s7cAdizbHg
— Michael Essien® (@MichaelEssien) February 26, 2025