Nuk ka vend për panik
Para fundit të shtatzënisë shumë shtatzëna shpesh shqetësohen për shkak të gjurmës në rroba të brendshme, andaj pyesin në mos është rrjedhje vagjinale, urine apo rrjedhje e lëngut amniotik.
Mirëpo, ka mënyra t’i dalloni ato dhe të mos alarmoni mjekun nëse nuk ka nevojë.
Shumicën e kohës gjatë shtatzënisë, sekrecionet vagjinale janë kremoze, jargëzore ose ngjitëse, por nuk kanë erë të pakëndshme. Lëngu amniotik është ujor, duhet të jetë i kthjellët, por ndonjëherë mund të jetë edhe i verdhë, i gjelbër apo me pikla të bardha.
Zakonisht është e lehtë të dallosh ndryshimin midis shkarkimit dhe lëngut amniotik, por nuk është e lehtë të dallosh midis lëngut amniotik dhe urinës, transmeton Telegrafi.
Besoni apo jo, një nga arsyet më të zakonshme që gratë shkojnë në maternitet është sepse vërejnë diçka që rrjedh. Në shumicën e rasteve, nuk bëhet fjalë për lëng amniotik, por për urinë. Kur foshnja shtyp fshikëzën, ndodh shpesh që të rrjedhë urina.
Nëse vëni re lëngu që rrjedh, bëjini vetes disa pyetje të cilat do t’ju ndihmojnë të bëni dallimin:
A ka ngjyrë?
A ka erë në urinë apo ka erë të keqe?
A ndodh kjo gjë kur qeshni, kolliteni apo teshtini?
A mund ta kontrolloni rrjedhjen duke shtrënguar ‘aty poshtë’ muskujt?
Nëse duket si urina, ka erë si ajo dhe mund të ndalet duke shtrënguar muskujt, ndoshta është vetëm urinë. Nëse jo, mund të jetë lëngu amniotik.
Rrjedhja e vërtetë e lëngut amniotik nuk mund të kontrollohet. Në përgjithësi është e qartë, përveç nëse mekoniumi (jashtëqitja e parë e foshnjës) është derdhur dhe mund ose jo të pasohet nga kontraktime.
Nëse keni dyshime, telefononi mjekun tuaj. Nëse ka një derdhje të madhe e të pakontrolluar uji, përgatituni të shkoni në maternitet. /Telegrafi/