Kristjan Asllani do të mbetet te Interi së paku edhe për një sezon tjetër.

Mesfushori shqiptar kaloi vitin e tij të parë te gjiganti italian që nga transferimi nga Empoli.


Asllani iu bashkua Interit si huazim nga Empoli për 4,5 milionë euro, derisa Neroazzurët e kanë blerë përfundimisht lojtarin edhe për 10 milionë euro të tjera.

Asllani 1

Por përkundër se iu bashkua zikaltërve me shumë bujë, mesfushori shqiptar nuk ka luajtur shumë minuta duke qenë në shumicën e kohës në bankën rezervë.

Megjithatë Corriere dello Sport ka raportuar se drejtuesit e Interit nuk do ta lejojnë largimin e shqiptarit në verë dhe se do ta mbajnë edhe për një edicion, përkundër se për të ka pasur shumë oferta.

Ish-skuadra e tij Empoli, Fiorentina,Torino, Sassuolo dhe Udinese janë skuadra që kanë shprehur interesim për huazimin e Asllanit.

Inter ka refuzuar këto oferta, pasi Asllani në vitin e tij të dytë pritet të ketë hapësira më të mëdha nga trajneri Simone Inzaghi. /Telegrafi/

telegrafi sport app