Seanca paraprake për çështjen “Meta” është shtyrë këtë të enjte për më datë 5 dhjetor. Seanca mësohet se u shty për shkak të kërkesës së avokatit për t’u njohur me aktet e dosjes.

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në seancën e sotme. Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike.


Sipas akuzave dyshohet se ata kanë favorizuar kompani private si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin.

Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. /euronewsalbania/