Telegrafi

Shtyhet nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova

Kanë nisur tashmë përgatitjet për edicionin e dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Pas një edicioni shumë të suksesshëm vitin që shkoi, stafi i televizioni Klan Kosova i janë përveshur punës që të sjellin një edicion të dytë edhe më emocionues se i pari.

Megjithëse ishte planifikuar që të fillonte më 2 tetor, duket se producentët e BBVK kanë vendosur që ta shtyjnë edhe për pak kohë nisjen e aventurës 100 ditore.

Jonida Vokshi, prezantuese e Big Brother VIP Kosova 2 (Foto: Jonida Vokshi/Instagram)

Telegrafi mëson nga burime të afërta se për shkak të përgatitjeve teknike, stafi është detyruar që të shtyjë edhe për disa ditë startin e Big Brother VIP Kosova 2.

Ndonëse nuk ka një datë të re të vendosur për programin, shpresat mbeten që spektakli të nisë gjithsesi brenda muajit tetor.

Alaudin Hamiti, prezantues i Big Brother VIP Kosova 2 (Foto: Alaudin Hamiti/Instagram)

Edhe këtë vit do të ketë banorë të shumtë nga sfera të ndryshme, ku disa nga emrat që përflitet të jenë pjesë janë: Arta Kabashi, Valon Syla, Meti Alshiqi dhe modeli Lumbardh Salihu. /Telegrafi/