Pushuesit nga Kosova duket se janë shpëtimtarët e këtij sezoni turistik në Shqipëri.
Të dhënat nga instituti i statistikave tregojnë se numri i turistëve të huaj përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti shënoi rënie dyshifrore.
E thënë ndryshe nga janari deri në korrik numri të huajve që kanë hyrë në vendin tonë kap shifrën e 1.1 milion qytetarëve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia është drastike me 64.7 %.
Në se analizojmë të dhënat e INSTAT rënien më të vogël e kanë shënuar të ardhurit nga Kosova me 52.4%, njofton Vizion Plus.
Në shifra absolute janë 503 mijë kosovarë që kanë hyrë në vendin tonë, çka përbëjnë dhe potencialin më të madh turistik të këtij sezoni.
Rënien më të madhe me 88% e shënuan të ardhurit nga Spanja por edhe nga Shtete e Bashkuara.
Edhe polaket që ishin një ndër shtyllat kryesorë të turizmit të huaj kanë shënuar një rënie me 85 %. E gjithë kjo situatë shkak kryesore ka pandeminë si dhe masat kufizuese që morën shumë vende.
Situata është e ngjashme edhe për shqiptarët që kanë dalë jashtë vendit.
Rënia edhe në këtë tregues është dyshifrore. Nëse në janar –korrik 2019 kanë dalë jashtë vendit 3.1 milion qytetarë, këtë vit numri është reduktuar në 1.6 milion.
Sipas të dhënave rënia është reflektuara në të gjithë llojet e transportit, si me avion, me traget apo edhe me automjete.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë