Shqetësimet për shëndetin e Donald Trump shtohen, ndërsa presidenti 79-vjeçar shihet me një tjetër mavijosje në duar

Shëndeti i Donald Trump u vu në qendër të vëmendjes të hënën kur ai u pa me një tjetër mavijosje në duar, këtë herë një e kaltër të errët që ishte shumë e dukshme.
Shumë njerëz kanë vënë re mavijosje në duart e presidentit 79-vjeçar në muajt e fundit, ndonjëherë të fshehura nga grimi i rëndë, transmeton Telegrafi.
Një mavijosje e konsiderueshme në dorën e djathtë të Trump u zbulua gjatë takimit të tij në Zyrën Ovale me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung.
Ai ishte po aq i mavijosur ndërsa po luante golf me ish-lojtarin Roger Clemens.
Kjo pasoi të premten e kaluar, kur shumë vunë re se dora e presidentit ishte e mbuluar me një njollë të dukshme grimi, që nuk përputhej me ngjyrën e lëkurës së tij.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se mavijosja në dorën e Trump është 'në përputhje' me acarimin nga 'shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës'. /Telegrafi/

























































