LAJMI I FUNDIT:

Shpohet me thikë një pronar i një kafeneje në Dibër

Shpohet me thikë një pronar i një kafeneje në Dibër
Foto: Ilustrim

Siç njoftojnë nga policia, në një kafene në Dibër në qendër të qytetit sot është sulmuar me thikë një pronari i kafenesë.

“Sot rreth orës 10:00, në Departamentin për Punë të Brendshme në Dibër, është denoncuar se B.P (47) nga Dibra, përderisa ka qenë në lokalin e tij, nga një person i gjinisë mashkullore është lënduar me objekt të mprehtë. Policia e Dibrës po punon në zbardhjen e rastit”, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Nga spitali i Dibrës njoftojnë se B.P ka pasur lëndime në pjesën e qafës dhe në pjesën e gjoksit.


“Në ora 9:55 pas thirrjes së ndihmës së shpejtë, menjëherë u drejtua në vendngjarje. B.P është dërguar në urgjencë, nga ku është konstatuar se ka plagë të hapur në fyt në pjesën e majtë, plagë shpuese në pjesën e djathtë në gjoks dhe disa plaga më të vogla në pjesën e djathtë të dorës”, deklaroi drejtori i spitalit të Dibrës, Baki Halili.

Ai shton se parametrat vitale të të lënduarit janë në normalitet dhe ka pasur vetëm shtypje të vogël të gjakut. Pas dhënies së ndihmës së parë ai është çuar në spital në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori