Në shpërthimin që ka ndodhur sot në restorantin “Simonida” në veri të Kosovës nuk ka të lënduar.

Restoranti gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq dhe afër tij është një pompë e benzinës.


Mësohet se nga incidenti nuk ka të lënduar veç dëmeve materiale brenda restorantit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, përveç disa dëmeve të vogla materiale.

Hoti bëri të ditur se me gjasë shpërthimi ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme, por është raportuar se ka ndodhur në orën 20:40. Policia është duke hetuar përse rasti është raportuar me vonesë.