LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Distributorëve kërkon shtyrjen e afatit për çmimet e barnave dhe mbrojtjen e stoqeve aktuale

Shoqata e Distributorëve kërkon shtyrjen e afatit për çmimet e barnave dhe mbrojtjen e stoqeve aktuale
Foto ilustruese

Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës, përmes Odës Ekonomike të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë, ku ka kërkuar shtyrjen e afatit të implementimit të listës zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale.

Kështu ka bërë të ditur kjo shoqatë përmes një njoftimi.

“Në lidhje me vendimin e datës 31.12.2024 përmes të cilit është miratuar lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale dhe hyrja e saj në fuqi është caktuar për datën 01.02.2025, dëshirojmë të theksojmë disa sfida praktike dhe implikime ekonomike që rrjedhin nga afati i shkurtër i implementimit”, thuhet në kërkesën e ShDPFMK-së drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.


Kjo shoqatë ka kërkuar që: të mos preket stoku aktual i barnave – produktet medicinale që janë importuar më herët dhe ndodhen në depot e qarkulluesve farmaceutikë me shumicë dhe në barnatore të mos i nënshtrohen vendosjes retroaktive të çmimeve të reja, pasi një masë e tillë do të ishte në kundërshtim me parimin se ligjet zbatohen retroaktivisht vetëm kur janë në dobi të palës.

ShDPFMK ka kërkuar gjithashtu të zgjatet periudha e hyrjes në fuqi të çmimeve të reja minimumi 6 muaj, në mënyrë që të mundësohet menaxhimi i stoqeve ekzistuese dhe shitjen e tyre me një marzhë të pranueshme fitimi deri në pastrimin e tyre.

“Kërkojmë që stoqet ekzistuese të barnave të mos preken nga çmimet e reja. Produktet e importuara më herët janë blerë me çmime të tjera dhe nuk mund të shiten me humbje. Ligji nuk mund të zbatohet retroaktivisht për dëm të palës. Afati i hyrjes në fuqi të zgjatet për të paktën 6 muaj. Kjo do të lejonte menaxhimin dhe shitjen e stoqeve ekzistuese me një marzhë të pranueshme fiti”, thuhet në kërkesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori