Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër personit me iniciale S.Z. (51), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme” dhe “mashtrimi me rastin e marrjes së kredisë”.
Gjatë vitit 2021, me qëllim që të tregojë se është e denjë për kredi kur aplikon për miratimin e një kredie konsumatore në një nga bankat vendore, siç njoftoi sot Ministria e Brendshme, ajo i ka bashkangjitur një certifikatë të rreme punësimi dhe të ardhurash personale në kërkesën për kredi, që dyshohet se është lëshuar nga institucioni i departamentit të shëndetësisë publike.
“Në atë mënyrë i ka mashtruar personat përgjegjës në bankë që t’i japin kredi konsumatore në shumë prej 600.000 denarë, për të cilën e ka dëmtuar bankën dhe ka fituar dobi pasurore të kundërligjshme”, sqaron MPB.