Aktorët hollivudianë, Harrison Ford dhe Ryan Gosling, në kohët e fundit kanë dhënë shumë intervista të përbashkëta, në kuadër të promovimit të filmit të tyre të ri, “Blade Runner 2049”.
Ndërkaq, vëmendje më të madhe ka marrë intervista e tyre me Alison Hammond në emisionin The Morning.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin britanik të mëngjesit, dy aktorët e popullarizuar, së bashku me nikoqiren e emisionit, më shumë kanë qeshur saqë kanë folur.
Edhe pse tema kryesore e bisedës duhej të ishte pikërisht “Blade Runner 2049”, Ford dhe Gosling nuk mund të bisedonin me Hammond nga të qeshurat.
Në videon e mëposhtme (që është shikuar rreth 3.8 milionë herë në YouTube) mund ta shihni disponimin e aktorëve:
“Blade Runner” është një film fantastiko-shkencor që u xhirua në vitin 1982 me regji të Ridley Scott, ndërsa në rolet kryesore luajtën Harrison Ford, Rutger Hauer, Sean Young e Edëard James Olmos.
Vazhdimi i dytë i këtij filmi i titulluar “Blade Runner 2049”, e sjell Fordin sërish në rolin e Rick Deckard dhe Goslingun në rolin kryesor. Ana de Armas, Sylvia Hoeks, Robin Wright, Mackenzie Davis, Carla Juri, Lennie James, Dave Bautista e Jared Leto – janë aktorët tjerë që luajnë në këtë film.
Filmi që është realizuar me regji të Denis Villeneuve, ka zgjuar interesim të madh edhe tek adhuruesit e filmave fantastiko-shkencor në Prishtinë, ashtu që interesimi për bileta në Cineplexx vazhdon të jetë shumë i madh. /Telegrafi/