Site icon Telegrafi

Shkoi te frizeri për ta rruar kokën, vajza që vuan nga kanceri habitet me veprimin e tij – ai bën të njëjtën gjë me flokët e veta

Një video plot emocion e publikuar në Twitter, shfaq një frizer i cili derisa ia rruan kokën një vajze që vuan nga kanceri, në shenjë solidaritet e bënë të njëjtën gjë me flokët e tij.

Në rrjetin sociale Twitter është shpërndarë videoja e vajzës që po lufton me kancerin, e cila shkon të frizeri për ta rruar plotësisht kokën, transmeton Telegrafi.

Derisa vajza shpërthen në lot, frizeri tenton ta qetësojë dhe mbështesë, kurse lëvizja e tij habiti për të mirë shumëkënd.

Duke e përqafuar me njërën dorë, me tjetrën vendosi t’a rruaj kokën e tij në shenjë përkrahje për vajzën, që mbeti e habitur dhe ia riktheu me të njëjtën monedhë – duke e përqafuar me tërë forcën.

Kjo video ka nxitur një sërë komentesh emocionuese, kurse videoja e postuar në Twitter është shikuar më shumë se 11 milionë herë.

“Askush nuk lufton vetëm! Ai ka rruar kokën në shenjë solidaritet me vajzën që vuan nga kanceri”, thuhet në përshkrimin e videos së postuar në ueb-faqen Good News Movement. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version