Site icon Telegrafi

Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur për sot ka votuar pro shkarkimit të 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale.

Me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim u bë shkarkimi i këtyre aksionarëve.

Lexo po ashtu Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina

Në këtë mbledhje prezent nuk ishin asamblistët e LDK-së dhe PDK-së.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës është ftuar nga tri partitë opozitare VV, AAK dhe Nisma.

Shefi i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkoceri i ka thënë Telegrafit se kjo mbledhje ka për synim kapjen e ndërmarrjeve publike nga partitë opozitare.

“Thirrja e seancës nga VV-AAK-Nisma në Prishtinë, ka të bëjë me tentimin e kapjes së pozitave dhe ndërmarrjeve publike nga këto parti”, ka thënë Retkoceri.

Lexo po ashtu PDK akuzon opozitën në Prishtinë se po tenton t’i kapë ndërmarrjet publike, nuk komentojnë nëse kanë mospajtime me LDK-në

Më poshtë Telegrafi ua sjell emrat e të gjithë aksionarëve të shkarkuar në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës:

Ngrohtorja e qytetit “Termokos”- Jeta Hasani-Rafuna, Milazim Vitia

Ndërmarrja Publike Banesore – Leutrim Retkoceri, Granit Geci

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” – Muhamet Selmani, Shegë Beqiri

Ndërmarrja Publike “Hortikultura”- Kumrie Shabani-Ramadani, Arbnore Ajeti

Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban”- Agron Canolli, Fatmir Dervishi

Ndërmarrja Publike “Sport Marketing”- Pëllumb Bajqinovci, Elmira Nikçi-Rexha

Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusave”- Donjeta Dragusha, Amir Simica

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”- Lindita Rexhepi, Samir Salihu

Ndërmarrja Publike “Kuzhina Qendrore” – Dasmor Durmishi, Agim Kuleta

Ndërmarrja Publike “Pallati i Rinisë”- Dhurata Ratkoceri, Fitnete Bejta. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version