Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka prekur pothuajse gjitha qytetet e Kosovës, është vështirësuar edhe lëvizja me veturë.
Raportohet se taksistët e Prishtinës në pamundësi që të marrin klientët e tyre në lagje të ndryshme të qytetit për shkak të gjendjes rrugëve të mbushura me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm, janë detyruar përkohësisht të ndalojnë veprimtarinë e tyre, transmeton Telegrafi.