Shije magjepsëse orientale: Sytliaçi origjinal turk është një kënaqësi për grykësit e vërtetë!

Nëse jeni adhurues i sytliaçit, atëherë është koha e duhur të provoni recetën origjinale nga Turqia, në mënyrë që të kënaqeni me shijen e veçantë Përbërësit:- 6 gota ujë;- 2 gota oriz;- 3 gota qumësht;- 15 lugë sheqer;- 2 qese të vogla sheqer vaniljeje;- 1 buding vaniljeje;- kanellë, nëse dëshironi.
Përgatitja:
Vendoseni ujin në shporet, dhe kur të vlojë qitni orizin dhe përzieni që të mos digjet.
Kur të jetë pothuajse gati, shtoni qumështin, sheqerin dhe sheqerin e vaniljes.
Pak para se të përfundojë, derisa tretja është ende e hollë, në të tundni pudingun të cilin më parë e keni përzier me pak qumësht.
Lëreni të vlojë edhe një herë dhe hiqeni nga shporeti.
Shijojeni, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































