Shoqata e Gazetarëve sot në Kuvend do të paraqesin një projektligj për media që do të jetë në përputhje me propozimet e ndërmjetësit evropian Peter Vanhoutte, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në propozimin e tyre, sipas presidentit Naser Selmani është precizuar të mos ketë asnjë reklamë qeveritare, të ketë një politikë ndëshkuese, të ndryshohet këshilli i Agjencisë për Media dhe RTVM, të ndryshohet metoda e financimit, si dhe për të reduktuar detyrimet e stacioneve private televizive rreth prodhimit të programit.
Draft-ligjin e saj për media në Parlament e ka paraqitur edhe LSDM. Sipas njoftimeve, debati duhet të mbahet sot ku një herë më parë është shtyrë, kurse propozim për media në Parlament pritet të japë edhe BDI. /Telegrafi/