LAJMI I FUNDIT:

Shehu: ‘Mabetex’ i Pacollit dha çek prej 6 milionë dollarësh për UÇK-në

Shehu: ‘Mabetex’ i Pacollit dha çek prej 6 milionë dollarësh për UÇK-në

Oficeri i lartë i ushtrisë shqiptare që drejtoi Brigadën 153 të UÇK-së, Adem Shehu, ka folur për aderimin e tij në Aleancën Kosova e Re dhe pritjet e tij nga ky subjekt.

Në intervistën për konica.al, ai ka evokuar edhe momentet e njohjes me vëllain e Behgjet Pacollit, Selim Pacollin, si dhe ndihmën që kompania ‘Mabetex’ ka dhënë për UÇK-në.

“Në vitin 1998, vëllezërit tanë që punonin në Mabetex në Perëndim kanë dërguar mjete financiare në dispozicion të UÇK-së. Ky çek më vlerë 6 milionë dollarë ka ardhur në Tiranë nëpërmjet bankës, me qëllim blerjen e armatimit të shtetit shqiptar”, ka thënë Shehu.


Ish-komandanti i Brigadës 153 që zhvilloi luftime me forcat serbe në zonën e Gollakut, ka sqaruar se edhe vetë ishte përfshirë në zbatimin e kërkesës së ‘Mabetex’-it për blerjen e armatimeve.

“Këtë çek dhe interesimin për zbatimin e kësaj kërkese e kisha marrë vetë. Kam biseduar, por nuk merrja përsipër kushtet teknike që diktonin hajdutët shqiptarë”, ka theksuar Shehu.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori