Shefi i shtabit të ushtrisë e informon Zelenskyn për fitoret e reja të ukrainasve brenda Rusisë

Ukraina ka thënë se forcat e saja kanë marrë kontrollin e 74 vendbanimeve në rajonin jugor të Kurskut të Rusisë.
Duke informuar Volodymyr Zelenskyn me video-lidhje, shefi i shtabit të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi tha se ushtria e Kievit po kontrollon edhe 40 kilometra katrorë të tjerë të shtetit rus.
“Pavarësisht betejave të vështira dhe intensive, po vazhdon përparimi i forcave tona në rajonin e Kurskut, fondi i këmbimit për shtetin tonë po rimbushet”, tha ai.
"Dhe 74 vendbanime janë nën kontrollin e Ukrainës. Aty kryhen inspektime dhe masa stabilizimi", pohoi Syrskyi.
Dje, forcat e armatosura ukrainase njoftuan se kontrollojnë rreth 1000 kilometra katrorë të rajonit rus, shkruan skynews.
Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar dërgimin e forcave të armatosura ruse në rajon, duke përfshirë edhe ato të pushtimit të qytetit ukrainas, Kharkiv. /Telegrafi/









































