LAJMI I FUNDIT:

Shefi i FMN-së për Kosovën: Papunësia duhet të ulet

Shefi i FMN-së për Kosovën: Papunësia duhet të ulet

Rritja ekonomike në Kosovë ka qenë e mirë por i duhet një rritje më e madhe për të ulur numrin e papunësisë.

Kështu tha shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen në një konferencë për media që ka mbajtur bashkë me ministrin e Financave Avdullah Hoti.

Sipas tij, papunësia në Kosovë ka rënë nga 35 në 27 për qind por kjo përqindje sipas tij duhet të ulet.


Shefi i FMN-së për Kosovë tha se porosia e performancës financiare është e mirë por duhet të ketë kujdes tash në prag të zgjedhjeve.

Vermulen tha se pret reformë në skemën e veteranëve të luftës në mënyrë që shpenzimet të mbeten ashtu siç është lejuar. /Telegrafi/