Pentagoni ka bërë të ditur se Hagel dhe Karzai janë pajtuar që të bëjnë “punë intensive” në javën e ardhshme, në mënyrë që të arrihet marrëveshje për burgun në bazën ajrore Bagram.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë garanci që të burgosurit, të cilët konsiderohen të rrezikshëm nga komandantët amerikanë, nuk do të lirohen dhe nuk do të kthehen sërish në betejë, transmeton Rel.


Afganistani, në anën tjetër, thotë se ka nevojë për kontrollimin e plotë të objektit.

Ceremonia e dorëzimit të përgjegjësive, e planifikuar për një javë më parë, është anuluar për shkak se dy palët nuk kanë mundur të pajtohen.

Pentagoni ka thënë se Uashingtoni kërkon një marrëveshje, e cila njeh sovranitetin e Afganistanit dhe u shërben interesave amerikanë dhe afganë të sigurisë. /Telegrafi/