Në episodin e tetë në “Përballje Podcast” është diskutuar roli, përgjegjësia, raportimi dhe situata e mediave edhe tek komunitetet në Kosovë, ata serbë, boshnjakë, turq, etj.
A ka raportime në baza e vija etnike dhe si kjo ndikon ndërmjet komuniteteve në Kosovë?
Çfarë mund të bëhet për të përmirësuar ambientin e besimin medial? A mund të ketë iniciativa e dialog konkret që do të ndikonin në ndaljen e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes?
Për të diskutuar në këto tema mysafirë janë: Isak Vorguçiq nga “RTV KIM” dhe Zulfije Jakupi, gazetare e redaksisë së gjuhës serbe në Radio Kosova.
Gazetarja me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës në gjuhën serbe dhe ish- korrespodente e DW thotë se ka dallime drastike nga koha kur ka nisur ajo punën me atë që ndodh sot.
“Unë jam nga 2000-ta në gazetari, pra në Kosovë, e atëherë, kur unë kam filluar me gazetarinë, kemi pasur tejet shumë misione ndërkombëtare që kanë udhëhequr me Kosovën, kemi pasur Misionin e OSBE-së që ngushtë ka mbikëqyrur punën e mediave, pra ka pasur llogaridhënie për secilën fjalë që është thënë. Natyrisht, ajo periudhë e pasluftës është përqendruar tek mundësia që të informohen njerëzit mbi atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës, si dhe për atë se si do të shkojë më tutje Kosova”, ka thënë ajo.

Sipas saj, sot ka disa tema të tjera, por vazhdohet të përjetohen disa tensione, së paku kur dëgjohen mediat.
“Nuk duhet të nënkuptohet që e njëjta gjendje vlen edhe në terren, apo jo gjithmonë, sigurisht që disi mediat nganjëherë edhe i nxisin ato tensione midis komuniteteve, që jo gjithmonë, po e them, mund të jetë edhe realiteti në terren. Pra, ka ndryshuar mënyra e punës edhe në kuptimin teknologjik, tash kemi telefona të mençur, tepër shpejt arrijnë informatat në redaksi, kemi edhe rrjetet sociale që kanë dëmtuar shumë, mund ta them, profesionin e gazetarisë, apo gazetarinë në përgjithësi”, ka thënë ajo në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu shkruan Telegrafi.
Në anën tjetër Isak Vorguçiq nga “RTV KIM” thotë se ky medium lokal në gjuhën serbe ka kaluar tashmë 24 vjet prej kur ka filluar operimin në vitin 2000.
“Ideja e themelimit ka qenë që të ofrohen informata të pavarura mbi zhvillimet në Kosovë, nga një media kosovare në gjuhën serbe. Në atë kohë gjithsesi që kanë qenë më të pranishme mediat nga Serbia, pra njerëzit kanë dëgjuar informatat që kanë ardhur nga atje, si dhe nuk kanë qenë aq të zhvilluara mediat e Kosovës në gjuhën serbe. Kemi pasur Radio Prishtinën, e cila e ka hapur një redaksi në Graçanicë, e cila punon edhe sot, por si ta them, nuk e konsideroj gazetari e pavarur, ekzistojnë ndikime të ndryshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, ideja ka qenë që të bëjnë diçka që do të ishte e pavarur.
“Para 20 e më shumë vitesh, në vitet 2000, dallimi sipas meje është në atë që ka pasur më shumë njerëz, gazetarë, në dispozicion, por edhe njerëz që kanë pasur deponim që të merren me gazetari, apo të mësojnë për gazetarinë, para se gjithash në redaksitë informative, jo argëtuese. Ajo që kemi sot është një deficit i madh”, ka thënë ai.
Vorguçiq thotë se sot ka deficit në aspektin e gazetarisë.

“Është tejet vështirë të gjendet dikush që dëshiron të merret me gazetari, pra nuk është më, do ta thosha unë, profesion i popullarizuar, e në fund të fundit, e shihni që nuk është vetëm tek mediat në serbisht, shumë gazetarë shqiptarë kanë kaluar në institucione, në politikë etj etj”, tha ai, shkruan Telegrafi.
Në këtë seri të tetë episodeve të para të podcastave janë diskutuar tema për dezinformimin, keqinformimin, edukimin medial, qëndrueshmërinë e mediave, raportimin në baza etnike etj.
“Përballje Podcast” është realizuar me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët