Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka kritikuar sistemin VAR, ndërsa nga trajneri Quique Setien është kërkuar që t’i sqarojë komentet e tij.
Në ndeshjen ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Madridit në San Mames, u akordua penallti në favor të Los Blancos, të cilën e konvertoi në gol Sergio Ramos (dhe ky rezultoi goli i fitores), ndërsa pati një situatë të dyshimtë penalltie për ekipin vendas që nuk u akordua.
“Nuk do të them asgjë rreth kësaj. Nuk e kam dëgjuar se çfarë ka thënë ai. Nëse këtë e ka thënë presidenti, çfarë të them unë?”.
“Po e kuptoj VAR-in gjithnjë e më pak. Mendoj se e kemi një mjet që e bën futbollin më të drejtë, por nuk duke aq i drejtë aktualisht”.
“Pastaj janë interpretimet që krijohen nga incidentet, edhe pse shikohen xhirimet disa herë”, është shprehur trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/