Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.761 testime për coronavirus, ndërsa 1.216 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-624, Prilep - 80, Manastir - 50, Veles - 46, Kumanovë - 43, Tetovë - 40, Kavadar - 36, Koçani - 32, Ohër - 30, Negotinë - 23, Strumicë - 22, Shtip - 21, Gjevgjeli - 20, Vallandovë - 16, Gostivar - 14, Berovë - 14, Demir Kapija - 13, Resnjë - 12, Probishtipi - 9, Krushevë - 9, Shën Nikollë - 8, Struga - 7, Radovish - 7, Dellçeva - 7, Vinica - 5, Kërçova - 4, Kriva Palanka - 4, Bogdanci - 4, Pehçevo - 4, Kratova - 3, Demir Hisar - 3, Dibra dhe Makedonski Brod - 2, Makedonska Kamenica - 1 dhe Dojran - 1.


Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 15 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19, të moshës prej 53 deri 94 vjeçare.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 111 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 116.438, prej të cilëve 99.126 janë shëruar, ndërsa 3.403 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (18 mars) është 13.909./Telegrafi/