Millosh Millovanoviq, i njohur me nofkën ‘Grizly’, pjesëtar i organizatës ilegale ‘Civilna Zastita’ e cila operon në veri të vendit, ka sulmuar fizikisht një pjesëtar të Policisë së Kosovës me inicialet D.R., nga stacioni policor në Zubin Potok, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Viktima ka kërkuar trajtim në spitalin e veriut të Mitrovicës, dhe nuk ka lëndime serioze.
Disa media serbe si zakonisht, nuk kanë hezituar që menjëherë të raportojnë rreth kësaj ngjarje, duke dezinformuar opinionin, dhe duke iu referuar shqiptarëve si protagonistë të këtij sulmi.
Burime të sigurta të KosovaPress-it nga Zubin Potoku, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën brenda stacionit policor në Zubin Potok.
“Pas një përplasje verbale mes ‘Grizlyt’ dhe pjesëtarit të policisë që ka ndodhur të shtunën në një kafene të fshatit Rezala të Zubin Potokut. Milos Milovanoviq – Grizly, së bashku me një grup të personave të armatosur, kanë hyrë në stacionin policor në Zubin Potok, dhe e kanë rrahur zyrtarin policor Dejan Radivojeviq. Ka pasur edhe të shtëna me armë, por fatmirësisht nuk është lënduar askush”, kanë thënë burimet.
Sipas këtyre burimeve, Dejan Radivojeviq – Grizly, anëtar i ‘Civilna Zastita-s’, është i njohur si person shumë problematik, i cili mori pjesë në të gjitha incidentet e pasluftës në veri të Kosovës, me theks në zonën e komunës së Zubin Potokut.
Burimet më tej kanë shtuar se ‘Grizly’ para pak kohësh ka pranuar një aktgjykim nga gjykata kompetente, sipas të cilit është dënuar me gjashtë muaj burgim, për vepër të ngjashme ‘sulm ndaj zyrtarit policor’.
Mësohet se njësitet policore gjatë ditës së djeshme kanë bastisur menjëherë pas incidentit shtëpinë e Millovanoviqit dhe personave tjerë të dyshuar, por të njëjtit nuk janë gjetur dhe ndodhen në arrati.
Në anën tjetër, KosovaPress-i ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq rreth kësaj ngjarje, i cili nuk ka konfirmuar asgjë, me arsyetimin se në e-mail adresën e tij nuk ka arritur akoma asgjë në lidhje me ngjarjen.
Ai u shpreh i bindur se sulmuesit nuk kanë qenë shqiptarë.
“Vërtetë nuk më ka arritur ndonjë email rreth kësaj ngjarje dhe nuk di çka të them, por nëse në ndërkohë arrin diçka rreth kësaj ngjarje, natyrisht do t’ju informoj menjëherë. Personalisht nuk besoj se sulmuesit kanë qenë shqiptarë”, ka thënë shkurt përmes telefonit Radoviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës